299
Hasen
Ebu Seid Sad ibën Malik ibën Sinan Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "S'ka as dëm e as dëmtim."
رواه ابن ماجه والدارقطني وغيرهما مسندًا
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij, duhet të shmanget nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që nuk i lejohet askujt që të dëmtojë veten apo të tjerët pa dallim. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë zbatimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), pa e tepruar.
- Ndalimi i ndëshkimit me më shumë sesa që ka bërë dëm.
- Allahu nuk i urdhëroi robërit e Tij diçka që u bën dëm.
- Hadithi shërben si rregull për ndalimin e dëmtimit të vetes dhe të tjerëve me fjalë, vepra apo mosveprim.
- Prej rregullave të ligjit islam është: "Dëmi duhet mënjanuar." Pra, ligji islam nuk e aprovon dëmin, përkundrazi e refuzon dëmtimin.
Burimi: HadeethEnc.com