Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 30

Vlera dhe pozita e Sunetit
30 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se në fund të umetit (para Kiametit) do të shfaqen njerëz të cilët do të shpikin gënjeshtra dhe do të thonë gjëra që askush nuk i ka thënë para tyre dhe do të tregojnë hadithe të pavërteta e të trilluara. Kësisoj Profeti ﷺ na urdhëroi që të qëndrojmë larg tyre, të mos i shoqërojmë dhe të mos i dëgjojmë hadithet e tyre, që ato hadithe të trilluara të mos zënë vend në shpirtin tonë, e kështu të mos jemi në gjendje të shpëtojmë prej tyre.

  • Në këtë hadith tregohet një nga shenjat e profecisë, pasi Profeti ﷺ tregoi se çfarë do të ndodhte në umetin e tij, e kësisoj ndodhi ashtu siç tha ai.
  • Largimi nga ata që gënjejnë për të Dërguarin Allahut ﷺ e fenë islame dhe mosdëgjimi i gënjeshtrave të tyre.
  • Paralajmërim kundër pranimit ose shpërndarjes së haditheve nëse nuk vërtetohen si të sakta.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?