Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Enciklopedia e Haditheve · Vlera dhe pozita e Sunetit
Semura ibn Xhundebi dhe Mugira ibn Shube (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve."
Mikdam ibën Madijekribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që gënjen qëllimisht për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ, që doja ta mësoja përmendsh, por kurejshët më ndaluan dhe më thanë: "A po shkruan gjithçka që dëgjon nga i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ai është njeri: flet në gjendje hidhërimi dhe kënaqësie?" Kështu, hoqa dorë nga shkrmi dhe ia përmenda këtë gjë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: “Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”
Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ na këshilloi me disa fjalë që na i tronditën zemrat e na i përlotën sytë. Atëherë ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumire, ndaj na porosit!” Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që do të jetojë pas meje prej jush, do të shohë kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase çdo bidat është lajthitje."