Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 306

Vlera e diturisë
306 Hadith hasen

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ka thënë ﷺ: "Ai që del për të kërkuar dituri është në rrugën e Allahut derisa të kthehet."

E shënon Tirmidhiu

Shpjegimi dhe mësimet

Kuptimi është: ai që del prej shtëpisë a vendit të tij duke kërkuar dije fetare, e ka vendimin si të atij që del për të bërë xhihad në rrugë të Allahut të Lartësuar, derisa të kthehet te familja e tij, për faktin se i tilli është sikurse muxhahidi, sa i përket gjallërimit të fesë, përçmimit të shejtanit dhe lodhjes së vetes.

  • Kërkimii diturisë është xhihad në rrugë të Allahut.
  • Kërkuesi i diturisë e ka shpërblimin e muxhahidit që lufton në mejdan të luftës, sepse që të dy veprojnë atë gjë që e forcon sheriatin e Allahut dhe pengohet prej tij ajo që gjë që s'i përket.
  • Nga ky hadith përfitojmë se ai që del për të kërkuar dituari, e ka shpërblimin e ecjes për vajtje-ardhje, derisa të kthehet te familja e tij.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?