Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Ai e përsëriti pyetjen tri herë. Ai iu përgjigj: "Po." Kështu, Profeti ﷺ i tha: "Kjo i mund (shlyen) ato."
Transmetojnë Ebu Jala, Taberaniu dhe Ed-Dija El-Makdisiu
Shpjegimi dhe mësimet
Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë i kam bërë të gjitha mëkatet dhe nuk kam lënë pa bërë asnjë mëkat të vogël e as të madh! A më falen mëkatet? Profeti ﷺ i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: "Po." Profeti ﷺ ia tregoi vlerën e shehadetit: se ai i shlyen të këqijat dhe se pendimi i shlyen gjynahet e kaluara.
- Madhështia e shehadetit (la ilahe il-lallah, Muhamed resulullah) dhe epërsia e tij ndaj gjynaheve, për atë që e thotë me sinqeritet nga zemra.
- Islami i shlyen gjynahet e kaluara.
- Pendimi i sinqertë i fshin gjynahet e kaluara.
- Përsëritja e çështjes gjatë mësimdhënies është nga udhëzimi i Profetit ﷺ.
- Vlera e shehadetit dhe se ai është shkak i shpëtimit nga mosqëndrimi i përhershëm në Zjarr.
Burimi: HadeethEnc.com