Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 370

Virtytet e lavdëruara
370 Sahih

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm."

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka njoftuar se fjala apo vepra më e rëndë në peshoren e besimtarit në Ditën e Gjykimit do të jetë morali i mirë, i cili konsiston në fytyrën e qeshur, moslëndimin e të tjerëve dhe bamirësinë. Allahu i Madhëruar e urren atë njeri që është i paturpshëm në veprat dhe fjalët e tij dhe atë që përdor fjalë të pista.

  • Vlera e moralit të lartë, përmes të cilit njeriu fiton dashurinë e Allahut dhe dashurinë e njerëzve. Morali i lartë do të jetë gjëja më madhështore që do të peshohet në Ditën e Gjykimit.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?