Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 372

Virtytet e lavdëruara
372 Sahih

Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se atë që nuk i mëshiron njerëzit, nuk do ta mëshirojë Allahu i Lartmadhëruar. Mëshira që robi e tregon ndaj njerëzve është një nga shkaqet më të mëdha me të cilat fitohet mëshira e Allahut të Lartësuar.

  • Mëshira kërkohet me të gjitha krijesat, por njerëzit janë përmendur në mënyrë specifike, për t'i kushtuar rëndësi.
  • Allahu është Mëshirëploti, që i mëshiron robërit e Tij të mëshirshëm, prandaj shpërblimi është sipas llojit të veprës.
  • Mëshira ndaj njerëzve përfshin dërgimin e së mirës tek ata, largimin e së keqes prej tyre dhe trajtimin e tyre në formën më të mirë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?