374
Sahih
Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: Profeti ﷺ dëgjoi një njeri duke e këshilluar vëllanë e tij rreth turpit, e në atë rast Profeti ﷺ tha: "Turpi është prej besimit."
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ dëgjoi një njeri tek e këshillonte vëllanë e tij që ta braktiste turpin e tepruar! Kështu, Profeti ﷺ sqaroi se turpi është pjesë e besimit dhe se ai sjell vetëm të mira. Turpi është karakter që nxit për të bërë vepra dhe për ta lënë anash të shëmtuarën.
- Ajo që të pengon të bësh mirë nuk quhet turp, por quhet ndrojtje, paaftësi, dobësi dhe frikë.
- Turpi prej Allahut të Lartmadhëruar arrihet duke i vepruar gjërat e obliguara dhe duke i lënë anash gjërat e ndaluara.
- Turpi ndaj njerëzve konsiston në respektimin e tyre, që t'u jepet pozita që e meritojnë dhe të shmanget prej asaj që zakonisht është e pakëndshme.
Burimi: HadeethEnc.com