380
Sahih bi shevahidi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)."
Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sjellja e mirë e sjell pronarin e saj në pozitën e atij që agjëron rregullisht ditën dhe falet rregullisht gjatë natës. Sjellja e mirë përmblidhet në këto gjëra: të bësh mirë, të flasësh mirë, të kesh fytyrë të buzëqeshur, ta largosh dëmin nga të tjerët dhe t'i durosh ata nëse të shkaktojnë dëm.
- Rëndësia e madhe që Islami ia kushton rregullimit dhe përsosjes së sjelljes.
- Vlera e sjelljes së mirë, saqë robi përmes saj e arrin pozitën e atij që agjëron vazhdimisht dhe të atij që falet natën pa u lodhur.
- Agjërimi gjatë ditës dhe namazi i natës janë dy vepra madhështore, të cilat janë të vështira për shpirtin dhe njeriu me sjellje të mirë e arrin pozitën e tyre, sepse është në betejë me veten e tij përmes sjelljes së mirë.
Burimi: HadeethEnc.com