382
Sahih
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Profeti ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje." Ai thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Nuk ishte pjesë e sjelljes së Profetit ﷺ të fliste fjalë të ndyta ose të bënte vepra të ndyta. Ai as që synonte një gjë të tillë, sepse kishte sjellje shumë fisnike. Profeti ﷺ thoshte: "Më i miri prej jush tek Allahu është ai që e ka sjelljen më të mirë, e kjo arrihet duke bërë mirë, duke qenë i i buzëqeshur, duke e larguar dëmin nga të tjerët dhe duke e duruar dëmin që mund të ta shkaktojnë, si dhe duke u përzier me njerëzit në formë të mirë.
- Muslimani duhet të largohet nga fjalët dhe vepra e ndyra.
- Sjellja e Profetit ﷺ ishte e përkryer, sepse bënte vetëm vepra të mira dhe thoshte vetëm fjalë të këndshme.
- Sjellja e mirë është arenë konkurrence, kështu që, kush del fitimtar, është ndër besimtarët më të mirë dhe me besimin më të plotë.
Burimi: HadeethEnc.com