Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 386

Virtytet e lavdëruara
386 Hasen

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale."

رواه البخاري في الأدب المفرد وأحمد والبيهقي

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartësuar e ka dërguar atë për t’i plotësuar moralet e larta dhe virtytet fisnike. Profeti ﷺ u dërgua për ta përmbyllur misionin e pejgamberëve të mëparshëm dhe për t’i përsosur cilësitë e lavdërueshme që kishin arabët. Ata e donin të mirën dhe e urrenin të keqen, dhe stoliseshin me virtyte si; burrëria, bujaria dhe zemërgjerësia. Profeti ﷺ u dërgua për t’i korrigjuar dhe përsosur mangësitë në moralin e tyre, si krenaria me prejardhjen, mendjemadhësia, përçmimi i të varfërve dhe të tjera.

  • Inkurajimi drejt virtyteve të larta dhe ndalimi i veprimeve të shëmtuara.
  • Sqarimi i rëndësisë së virtyteve të larta morale në fenë islame dhe se ato janë nga përparësitë e saj.
  • Ithtarët e epokës së injorancës (para Profetit ﷺ) i ruanin virtytet e larta morale që i kishin trashëguar, si bujaria, trimëria e të ngjashme. Islami erdhi për t’i përmbushur dhe përkryer ato.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?