Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 391

Vetitë e përbuzura
391 Sahih

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se se në Ditën e Kiametit, kur Allahu i Lartësuar do t’i mbledhë të parët dhe të fundit për llogaridhënie, për çdo tradhtar që nuk e ka përmbushur besëlidhjen që ka lidhur, qoftë me Allahun apo me njerëzit, do të ngrihet një shenjë. Kjo shenjë do ta zbulojë tradhtinë e tij dhe atë ditë do të thirret: Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit, për të nxjerrë në pah ligësinë e veprës së tij para njerëzve në vendtubim (të Ditës së Kiametit).

  • Ndalimi i tradhtisë dhe fakti se ajo është prej mëkateve të mëdha, për shkak të këtij kërcënimi të ashpër që lidhet me të.
  • Tradhtia që sjell këtë kërcënim të rëndë, është kur dikush të beson jetën, nderin, sekretin ose pasurinë e tij, ndërsa ti e tradhton dhe e shkel besimin që ai ka pasur te besnikëria jote.
  • Kurtubiu ka thënë: "Ky është një pohim drejtuar arabëve, të cilët kishin zakon të ngrinin një flamur të bardhë për besnikërinë dhe një flamur të zi për tradhtinë, me qëllim qortimin dhe turpërimin e tradhtarit. Hadithi tregon se diçka e ngjashme do t’i ndodhë tradhtarit, kështu që ai do të njihet për tradhtinë e tij në Ditën e Kiametit dhe do të qortohet nga njerëzit në vendtubim (të asaj Dite)."
  • Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se njerëzit në Ditën e Kiametit do të thirren sipas etërve të tyre, siç përmendet në fjalën e tij: “Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit.”.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?