Enciklopedia e Haditheve · Vetitë e përbuzura

391 Sahih

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”

Gabim?
392 Sahih

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?” Të pranishmit iu përgjigjën: "Posi, o i Dërguari i Allahut!" (Tha:) “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Po ashtu, fjala e rrejshme!” - të cilën e përsëriti disa herë radhazi, saqë thoshim me vete: Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!

Gabim?
393 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”

Gabim?
394 Sahih

Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Profetin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin (shaheshin) mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Profeti ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Profeti ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”

Gabim?
395 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I thashë Profetit ﷺ: “Mjafton që Safija është kështu e ashtu.” Disa transmetues thonë: "Donte të thoshte se ishte e shkurtër." Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “E the një fjalë, që sikur të përzihej me ujin e detit, do ta turbullonte atë.” Ajo sërish tregon: “Njëherë ia imitova një person, porse Profeti ﷺ më tha: “Unë nuk kam dëshirë ta imitojë dikë, qoftë edhe nëse shpërblehem me kaq e me kaq.”

Gabim?
396 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër.”

Gabim?
397 Sahih

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër."

Gabim?
398 Sahih

Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve."

Gabim?
399 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”

Gabim?
400 Sahih

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”

Gabim?
401 Sahih

Nga Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush. I shtyu që të derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të përligjin uzurpimin e të drejtave të njëri-tjetrit."

Gabim?
402 Sahih

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre."

Gabim?
403 Sahih

Nga Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i këaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Dhe nuk bën që burri të futet në shtrat me një burrë tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë e as gruaja nuk bën të futet në shtrat me një grua tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë".

Gabim?
404 Sahih

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Teksa ishim te Omeri, ai na tha: "Na është ndaluar teprimi."

Gabim?
405 قال النووي: حديث حسن

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin."

Gabim?