Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 399

Vetitë e përbuzura
399 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartmadhërishëm e urren kundërshtarin e ashpër dhe atë që në vazhdimësi kundërshton, i cili nuk pranon nënshtrimin ndaj së vërtetës dhe që përpiqet ta kundërshtojë atë, ose që polemizon për të vërtetën, por e tepron gjatë polemikës dhe del prej kontrollit dhe polemizon pa dituri.

  • Nuk përfshihet në kategorinë e mosmarrëveshjeve - polemikave të përçmuara, kur i shtypuri e kërkon të drejtën e tij përmes procesit gjyqësor fetar.
  • Polemikat dhe mosmarrëveshjet janë ndër të metat e gjuhës që shkaktojnë përçarje dhe konflikt mes muslimanëve.
  • Polemika është e lavdëruar nëse bëhet për të vërtetën dhe me të mirë, si dhe është e përçmuar nëse bëhet për ta refuzuar të vërtetën dhe për të përforcuar të kotën, ose bëhet pa argument e pa provë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?