Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 409

Rregullat e selamit dhe kërkimit të lejes
409 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndokush e takon vëllanë e tij, le t’i japë selam. Nëse një pemë, një mur ose një gur i ndan ata e pastaj takohen përsëri, le t’i japë selam edhe atëherë."

Transmeton Ebu Davudi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith e inkurajon muslimanin t'i japë selam vëllait të tij musliman sa herë që e takon, edhe nëse ata ecin bashkë dhe një pengesë, bie fjala, një pemë, mur ose gur i madh i ndan. Kur ata takohen sërish, i japin selam njëri-tjetrit.

  • Rekomandohet përhapja e selamit dhe përsëritja e tij sa herë që ndryshon situata.
  • Kujdesi i madh i Profetit ﷺ për përhapjen e sunetit të selamit dhe zellin e tij në këtë çështje, për shkak të dashurisë dhe afrimit që sjell mes muslimanëve.
  • Selami është të thuash: "Es Selamu alejkum", ose: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu", dhe nuk përfshin shtrëngimin e duarve që ndodh kur takohesh për herë të parë.
  • Selami është lutje dhe muslimanët kanë nevojë të luten për njëri-tjetrin, edhe nëse kjo përsëritet shpesh.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?