Enciklopedia e Haditheve · Rregullat e selamit dhe kërkimit të lejes

408 Hasen

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."

Gabim?
409 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndokush e takon vëllanë e tij, le t’i japë selam. Nëse një pemë, një mur ose një gur i ndan ata e pastaj takohen përsëri, le t’i japë selam edhe atëherë."

Gabim?
410 Hasen

Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Njëzet.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Tridhjetë.”

Gabim?
411 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."

Gabim?
412 Sahih

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë." Sipas një versioni të Buhariut thuhet: "I vogli i jep selam të madhit. Kalimtari i jep të ulurit. Ata që janë pak i japin atyre që janë shumë."

Gabim?
413 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos u paraprini hebrenjve dhe të krishterëve me selam, e kur të takoni ndonjërin prej tyre në rrugë, detyrojeni të kalojë nëpër pjesën më të ngushtë të rrugës.”

Gabim?
414 Sahih

Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."

Gabim?