414
Sahih
Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) u pyet se cila nga cilësitë e Islamit është më e mira dhe ai përmendi dy cilësi. E para: Dhënia ushqim të varfërve sa më shumë. Këtu bën pjesë lëmosha, dhurata, mikëpritja dhe gostia. Vlera e dhënies së ushqimit rritet në kohën e urisë dhe ngritjes së çmimeve. E dyta: Përshëndetja me selam ndaj çdo muslimani që e njeh apo që nuk e njeh.
- Dëshira e madhe e sahabëve për të njohur cilësitë që sjellin dobi në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
- Përshëndetja me selam dhe dhënia e ushqimit janë nga punët më të mira në Islam, ngaqë ato kanë epërsi dhe ngaqë njerëzit kanë nevojë për to në çdo kohë.
- Nëpërmjet këtyre dy cilësive arrihet bamirësia me fjalë dhe me vepër. Dhe kjo formë e bamirësisë është më e larta.
- Këto cilësi lidhen me marrëdhëniet e muslimanëve midis tyre, ndërkohë që ka dhe cilësi të tjera që lidhen me marrëdhënien e njeriut me Zotin e vet.
- Të filluarit e përshëndetjes me selam është specifike për muslimanët midis njëri-tjetrit, ndërsa jobesimtarët ne nuk duhet t’i përshëndesim të parët me selam.
Burimi: HadeethEnc.com