Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 430

Rregullat e vizitës dhe kërkimit të lejes për hyrje
430 Sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ nuk e refuzonte parfumin."

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Nga udhëzimet e Profetit ﷺ ishte se ai nuk e refuzonte parfumin, por e pranonte, sepse është i lehtë për t'u bartur dhe ka aromë të këndshme.

  • Është e rekomanduar që të pranohet parfumi si dhuratë, sepse nuk ka vështirësi për bartje të tij e as përmendje të së mirës kur të pranohet ai.
  • Përsosuria dhe karakteri i mirë i Profetit ﷺ, sepse nuk e kthente parfumin, si dhe e pranonte dhuratën nga kushdo që ia dhuronte.
  • Inkurajimi për ta përdorur parfumin.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?