Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 431

Rregullat e teshtitjes dhe hapjes së gojës
431 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin.

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi

Shpjegimi dhe mësimet

Kur Profeti ﷺ teshtinte: Së pari e vendoste dorën ose rrobën e tij në gojë, që nga goja ose hunda të mos dilte asgjë që mund të dëmtonte bashkëbiseduesin e tij. Së dyti, e ulte zërin dhe nuk e ngrinte.

  • Udhëzimi i Profetit ﷺ gjatë teshtitjes dhe ndjekja e shëmbëlltyrës së tij në këtë çështje.
  • Është e rekomanduar që gjatë teshtimës të vendoset në gojë ose në hundë një rrobë apo shami ose diçka e ngjashme, që të mos dalë prej tyre diçka që mund ta lëndojë bashkëbiseduesin.
  • Ulja e zërit gjatë teshtitjes është diçka që duhet bërë dhe është shenjë e mirësjelljes së përsosur dhe virtyteve të larta morale.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?