444
Sahih
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Atij që thotë: "Subhanallahil adhim ue bihamdih (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar dhe Atij i takon falënderimi!), i mbillet një palmë hurme në Xhenet.”
Transmeton Tirmidhiu
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kushdo që thotë: “Subhanallāh”, duke e madhëruar Allahun e Lartësuar në Qenien, Cilësitë dhe Veprat e Tij, dhe “ue bihamdih”, duke ia atribuar Atij cilësitë e përsosmërisë dhe lavdërimit, për çdoherë që e thotë këtë dhikër, Allahu i mbjell atij një palmë hurme në tokën e Xhenetit.
- Ky hadith inkurajon në përmendjen e shpeshtë të Allahut të Lartësuar, e cila përfshin njëkohësisht tesbihun (fjalën, subhanallah) dhe tahmidin (fjalën, elhamdulilah).
- Xheneti është i gjerë, ndërsa mbjellja e tij është tesbihu (thënia subhanallah) dhe tahmidi (thënia elhamdulilah), si mirësi dhe dhuratë nga Allahu i Lartësuar.
- Palma e hurmës është përmendur në mënyrë të veçantë në këtë hadith, përveç pemëve të tjera, për shkak të dobive të shumta dhe bereqetit të frutit të saj. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e ka marrë atë si shembull për besimtarin dhe besimin e tij në Kuran.
Burimi: HadeethEnc.com