Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend."
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzon umetin e tij që të kapet dhe të kërkojë strehim të dobishëm, përmes të cilit mënjanohet çdo e keqe, prej së cilës frikësohet njeriu, atëherë kur të vendoset në një vend në tokë, qoftë në udhëtim, qoftë në piknik e të ngjashme. Pra, të kapet fort dhe të strehohet përmes fjalëve të Allahut, të cilat janë të përkryera në vlerën, begatinë dhe dobinë e saj, të cilat janë larg çdo të mete dhe mangësie, që ta ruajë Ai nga keqja e çdo krijese që përmban të keqen, kështu që ai është i sigurt në atë vend nga çdo gjë që dëmton, përderisa qëndron aty.
- Kërkimbrojtja është adhurim, e ajo bëhet duke kërkuar mbrojtje përmes Allahut të Lartësuar, përmes emrave të Tij ose përmes cilësive të Tij.
- Lejohet kërkimbrojtja përmes Fjalës së Allahut, sepse ajo është një prej cilësive të Tij, ndryshe nga kërkimbrojtja përmes ndonjë krijese, kushdo qoftë, e cila është shirk.
- Vlera dhe begatia e kësaj lutjeje.
- Fortifikimi përmes dhikrit (përmendjes së Allahut) është arsye për ta mbrojtur robin nga të këqijat.
- Kërkimbrojtja përmes dikujt tjetër pos Allahut, bie fjala, prej xhinëve, magjistarëve, gënjeshtarëve e të tjerëve, është e kotë.
- Kjo lutje është e ligjësuar të thuhet kur dikush shkon dhe qëndron në ndonjë vend, qoftë kur është vendas, qoftë udhëtar.
Burimi: HadeethEnc.com