Haseni tregon: “Në këtë xhami, Xhundebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke thënë, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se ndër ata që kanë qenë para nesh ishte një njeri që u godit nga një plagë (e madhe) dhe, për shkak të pakënaqësisë dhe padurimit ndaj dhimbjes, mori një thikë dhe i preu (damarët e) dorës së tij, duke e përshpejtuar vdekjen. Gjakderdhja nuk u ndal, derisa ai vdiq. Atëherë Allahu i Lartësuar tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
- Vlera e durimit përballë sprovës dhe përmbajtja nga ankimi për dhimbjet, në mënyrë që të mos çojë në diçka edhe më të keqe.
- Përcjellja e tregimeve të popujve të mëparshëm që përmbajnë mirësi dhe mësime.
- Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo thekson respektimin e të drejtave të Allahut dhe mëshirën e Tij ndaj krijesave, pasi Ai ua ka ndaluar ta mbysin veten, sepse shpirtrat i përkasin Allahut."
- Ndalimi i ndërmarrjes së veprimeve që çojnë në vetëvrasje dhe paralajmërim i ashpër kundër kësaj.
- Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se ai e preu veten me qëllim që të vdes, e jo me qëllim mjekimin që ka gjasa të sjellë dobi."
Burimi: HadeethEnc.com