Haseni tregon: “Në këtë xhami, Xhundebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar, ndërkohë as kemi harruar, as frikësohemi se ai gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke thënë, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në popujt para jush, një njeri kishte plagë (të mëdha), u tregua i paduruar, mori një thikë, i preu damarët e dorës dhe, nga gjakderdhja e madhe, vdiq, e në atë rast Allahu tha: “Robi Im e përshpejtoi vdekjen e tij, andaj ia ndalova Xhenetin.”
Enciklopedia e Haditheve · Përbuzja e gjynaheve
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ruajuni nga mëkatet e vogla, sepse shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi njerëzish që zbritën në fund të një lugine; njëri solli një shkop, tjetri solli një shkop, derisa e poqën bukën e tyre. Vërtet, mëkatet e vogla, nëse njeriu merret në llogari për to, e shkatërrojnë atë.”