Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 513

Përbuzja e epsheve dhe dëshirave të ndaluara
513 Sahih

Usame ibën Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se ai nuk ka lënë pas vetes sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë, rrjedhimisht, nëse ajo është dikush nga familja e tij, atëherë ai mund ta ndjekë atë në kundërshtim me fenë. E, nëse ajo është e huaj për të, atëherë duke u përzier dhe duke u vetmuar me të dhe gjëra të tjera të dëmshme që rrjedhin prej kësaj.

  • Muslimani duhet të ketë kujdes nga sprova e grave dhe duhet ta mbyllë çdo shteg që çon në sprovim përmes saj.
  • Besimtari duhet të kapet fort pas fesë së Allahut dhe të shpresojë tek Ai që ta ruajë nga sprovat.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?