Enciklopedia e Haditheve · Përbuzja e epsheve dhe dëshirave të ndaluara

512 Sahih

Mikdad ibën Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”

Gabim?
513 Sahih

Usame ibën Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë."

Gabim?
514 Sahih

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur pyeti: “Cili nga ju e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të përmendë fitnet (trazirat)?” - Ne e kemi dëgjuar, - thanë disa. - Ndoshta keni për qëllim fitnen e njeriut në familje dhe në fqinjët e tij? - u tha Omeri. - Po, - thanë ata. - Ato i shlyen namazi, agjërimi dhe lëmosha, - tha Omeri, - por, cili nga ju e ka dëgjuar Profetin ﷺ t'i përmendë fitnet që do të vijnë sikurse dallgët e detit? Njerëzit heshtën. Unë thashë: “Unë”, e në atë rast Omeri më tha: “Ti pra. Lum babai që të ka!” Hudhejfe vazhdon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e zezë, ndërsa çdo zemre që i refuzon ato, i shtohet një pikë e bardhë, derisa të bëhen dy lloje zemrash: njëra e bardhë sikurse guri i lëmueshëm, të cilën nuk e dëmton asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të keqen, përveç nëse përputhet me epshin e saj.” Hudhejfe thotë: “I pata thënë se mes teje dhe kësaj fitneje është një derë e mbyllur në prag të thyerjes.” Omeri më pati thënë: “Vallë, do të thyhet, mos të pastë babai?! Se, po qe se vetëm do të hapej, do të kishte shpresë se prapë do të mbyllej.” I thashë: “Jo, do të thyhet.” Po ashtu, i tregova se ajo derë është një burrë që do të vritet ose do të vdesë. I rrëfeva hadith që nuk përmban gabime. Ebu Halidi thotë: “E pyeta Sadin: “O Ebu Malik, çfarë nënkupton shprehja “i zi sterrë?" Më tha: “Sikurse të bardhët (e theksuar) në diç të zezë.” I thashë: “Po “kupa e përmbysur”?” Më tha: “E kthyer mbrapsht.”

Gabim?
515 قال النووي: حديث صحيح

Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”

Gabim?