515
قال النووي: حديث صحيح
Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”
رويناه في كتاب الحجة بإسناد صحيح
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu nuk e ka plotësuar imanin që i kërkohet, derisa dashuria e tij të jetë në përputhje me atë që ka sjellë Profeti ﷺ, qoftë nga urdhrat, ndalesat e gjëra të tjera. Pra ta dojë atë që ai e ka urdhëruar dhe ta urrejë atë që ai e ka ndaluar.
- Ky hadith shërben si një rregull për nënshtrimin ndaj sheriatit.
- Paralajmërohet njeriu që të mos gjykojë në bazë të logjikës ose zakonit duke i dhënë përparësi mbi ligjet që ka sjellë i Dërguari ﷺ. Sepse ai që e bën një gjë të tillë është cilësuar si njeri pa iman.
- Është obligim të gjykohet me sheriat në çdo çështje, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ: “... me atë që kam sjellë.”
- Imani shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim.
Burimi: HadeethEnc.com