Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 538

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit
538 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një pemë të cilës kalorësi me kalë të shpejtë vrapimi nuk do t'i dilte në fund për njëqind vjet.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se në Xhenet ndodhet një pemë, nën hijen e së cilës një kalorës mbi një kalë të përgatitur për vrapim të shpejtë do të udhëtonte për njëqind vjet, pa arritur në fundin e hijes së saj.

  • Ky hadith tregon gjerësinë e madhe të Xhenetit dhe madhështinë e pemëve të tij.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?