Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 571

Heqja e ndyrësive
571 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.” Te Muslimi qëndron: "... herën e parë me dhe.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ena të lahet shtatë herë nëse qeni e fut gjuhën në të, e para prej tyre të shoqërohet me dhe, kështu që uji të vijë pas tij, e kështu pastërtia të jetë e plotë nga papastëria dhe dëmi.

  • Pështyma e qenit është papastëri e rëndë.
  • Nëse qeni lëpin në enë, e bën atë të papastër, e edhe ujin që gjendet në të.
  • Procesi i pastrimit përmes dheut dhe përsëritja e tij shtatë herë është specifike për pastrimin e enës në të cilën qeni e ka futur gjuhën, e jo për urinën, nevojën e gjëra të tjera që i përlyen qeni.
  • Mënyra e pastrimit të enës përmes dheut: hidhet ujë në enë e i shtohet dhe më pas lahet ena me këtë përzierje.
  • Kuptimi i jashtëm i hadithit është i përgjithshëm, ku i përfshin të gjithë qentë, madje edhe qentë që feja i ka lejuar të mbahen, siç janë qentë e gjuetisë, rojës dhe blegtorisë.
  • Sapuni dhe detergjenti nuk e zëvendësojnë dheun në këtë rast, sepse Profeti ﷺ tekstualisht e ka përmendur dheun.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?