576
Sahih
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ shpeshherë i pastronte dhëmbët me misvak dhe urdhëronte të përdorej. Përdorimi i misvakut në disa kohë është më i kërkuar: përdorimi i misvakut kur të ngrihemi për namaz nate, meqë Profeti ﷺ i bënte masazh dhe e pastronte gojën me misvak.
- Përligjja e përdorimit të misvakut pas gjumit të natës është bërë për shkak se gjumi është faktor i ndryshimit të erës së gojës dhe misvaku është mjet pastrimi.
- Përdorimi i misvakut kërkohet kur bëhen ndryshime të pakëndshme në gojë, duke u bazuar në kuptimin e lartcekur.
- Përligjja e pastërtisë në përgjithësi është bërë se ajo është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ dhe e normave të larta morale.
- Përdorimi i misvakut në tërë gojën përfshin: dhëmbët, mishrat e gojës dhe gjuhën.
- Misvaku është një shkop i këputur nga pema e arakut ose nga ndonjë pemë tjetër, përdoret për të pastruar gojën dhe dhëmbët, për të freskuar gojën dhe për të hequr erën e keqe.
Burimi: HadeethEnc.com