Enciklopedia e Haditheve · Sunetet e natyrshmërisë

576 Sahih

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”

Gabim?
577 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave."

Gabim?
578 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Shkurtojini mustaqet dhe lëshojini mjekrat!"

Gabim?
579 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin."

Gabim?
580 Sahih

Shurejh ibn Hani ka thënë: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Profeti ﷺ me të hyrë në shtëpi?” Më tha: “Përdorte misvakun.”

Gabim?
581 Sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net."

Gabim?