579
Sahih
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin."
Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se pastrimi i dhëmbëve me degën e pemës arak (misvak) e të ngjashme, e pastron gojën nga papastërtitë dhe era e keqe dhe është nga shkaqet që Allahu të kënaqet me robin, sepse ky veprim tregon bindjen ndaj Allahut e përgjigjen ndaj urdhrit të Profetit ﷺ dhe, njëkohësisht, me të arrihet pastërtia që e do Allahu i Lartësuar.
- Vlera e pastrimit të dhëmbëve me misvak dhe inkurajimi që Profeti ﷺ ia bëri umetit të tij për të shtuar një veprim të tillë.
- Gjatë pastrimit të dhëmbëve është më mirë të përdoret shkopi i pemës arak (misvaku), por përdorimi i furçës dhe pastës kryen të njëjtin funksion.
Burimi: HadeethEnc.com