Enciklopedia e Haditheve · Rregullat e kryerjes së nevojës

573 Sahih

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"

Gabim?
574 Ky hadith është sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ruajuni nga urina, sepse dënimi më i shumtë i varrit është për shkak të saj!"

Gabim?
575 Sahih

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ, kur dilte nga nevojtorja, thoshte: "Gufraneke - Kërkoj faljen Tënde (o Allah)!"

Gabim?