Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 573

Rregullat e kryerjes së nevojës
573 Sahih

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Sa herë që Profeti ﷺ dëshironte të hynte në vendin ku do të kryente nevojën, qoftë duke urinuar, qoftë duke bërë jashtëqitjen, kërkonte mbrojtje dhe strehim tek Allahu që ta ruante nga e keqja e shejtanëve meshkuj dhe femra. Shprehja e përmendur në hadith: "hubuth dhe habaith" është komentuar po ashtu si “e keqja dhe e ndyra”.

  • Është e pëlqyer të thuhet kjo lutje kur dëshirojmë të futemi në nevojtore.
  • Të gjitha krijesat kanë nevojë për Zotin e tyre që t'i mbrojë nga ajo që i lëndon ose i dëmton në të gjitha rrethanat që i kanë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?