596
Sahih
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: "Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë."
Transmeton Buhariu
Shpjegimi dhe mësimet
Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit një herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët një herë. Kjo është pjesa e detyrueshme.
- Është e detyrueshme larja e gjymtyrëve një herë, e çka shtohet më shumë se kaq është gjë e preferuar.
- Është e ligjësuar që ndonjëherë të merret abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë.
- Fërkimi i kokës është i ligjësuar të bëhet vetëm një herë.
Burimi: HadeethEnc.com