Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 597

Sunetet dhe rregullat e abdesit
597 Sahih

Abdullah ibën Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë."

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit dy herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët dy herë.

  • Është e detyrueshme larja e gjymtyrëve një herë, e çka shtohet më shumë se kaq është gjë e preferuar.
  • Është e ligjësuar që ndonjëherë të merret abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë.
  • Fërkimi i kokës është i ligjësuar të bëhet vetëm një herë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?