Tavusi tregon: "Kam takuar disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilët thoshin: "Çdo gjë është me caktimin e Allahut." Po ashtu e kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo gjë është me caktimin e Allahut; madje edhe pafuqia, respektivisht lënia e asaj që duhet bërë, zvarritja dhe vonesa e saj përtej kohës që ka, duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Madje, edhe fuqia, respektivisht gjallëria dhe shkathtësia duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar paaftësinë, fuqinë dhe gjithçka. Ajo nuk vjen në ekzistencë nëse nuk i paraprin dituria dhe vullneti i Zotit.
- Sqarimi i besimit të sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rreth kaderit (caktimit).
- Gjithçka ndodh sipas vullnetit të Allahut, madje edhe pafuqia e fuqia.
- Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) siguroheshin dhe ishin të kujdesshëm për transmetimin e hadithit të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
- Besimi në të gjithë kaderin, qoftë i mirë, qoftë i keq.
Burimi: HadeethEnc.com