Enciklopedia e Haditheve · Besimi në kadanë dhe kaderin (paracaktimin)

61 Hasen

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."

Gabim?
62 Ky hadith është sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Kur Allahu i Lartësuar e do një popull, i vë në sprovë; atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, ndërsa atij që hidhërohet, i takon hidhërimi."

Gabim?
63 Sahih

Tavusi tregon: "Kam takuar disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilët thoshin: "Çdo gjë është me caktimin e Allahut." Po ashtu e kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”

Gabim?
64 Sahih

Metar ibn Ukamisi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse Allahu ka caktuar që ndonjë njeri të vdesë në një vend të caktuar, ia bën një nevojë për të shkuar atje."

Gabim?
65 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha xhaxhait të vet: “Thuaj: "La ilahe il-lallah, që të dëshmoj për ty në Ditën e Kiametit.” Ai ia ktheu: "Sikur kurejshët të mos ma llogarisnin për turp, do të ta gëzoja zemrën duke e shqiptuar atë, por ata do të thonë: "Frika ishte ajo që e shtyu të thoshte kështu." - Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” (El Kasas, 56)

Gabim?
66 Sahih

Ebul Abasi, Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa të të Dërguarit të Allahut ﷺ më tha: “O djalosh, po t'i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, edhe nëse të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të munden të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjelltas; nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” Në një transmetim tjetër, krahas të Tirmidhiut, thuhet: “Ruaje Allahun, që ta kesh para vetes! Bëhu i njohur tek Allahu kur të jesh në rehati, që të të njohë kur të jesh në vështirësi! Gjithashtu, dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste. Po ashtu, ta dish se fitorja është me durimin, çlirimi me mundimin dhe vështirësia me lehtësimin.”

Gabim?