631
Hasen
Vail ibn Huxhri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "U fala me Profetin ﷺ dhe ai jepte selam (përfundonte namazin) nga e djathta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuthu" dhe nga e majta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah."
Transmeton Ebu Davudi
Shpjegimi dhe mësimet
Kur Profeti ﷺ dëshironte ta përfundonte namazin, jepte selam nga e djathta dhe nga e majta, duke e kthyer fytyrën nga e djathta bashkë me thënien: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu", pastaj jepte selam nga e majta duke e kthyer fytyrën nga e majta bashkë me thënien: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah."
- Ligjësimi i dy selameve në namaz dhe fakti se ato janë prej shtyllave të tij.
- Preferohet që nganjëherë të shtohet: (ue berakatuh), sepse Profeti ﷺ nuk e thoshte këtë rregullisht.
- Shqiptimi i dy selameve në namaz është një shtyllë obligative; ndërsa veprimi i kthimit (të fytyrës) gjatë shqiptimit të selamit është i preferuar.
- Thënia: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah" duhet të bëhet gjatë veprimit të kthimit (të fytyrës), e jo para dhe as pas tij.
Burimi: HadeethEnc.com