Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 647

Gabimet e namazlinjve
647 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike."

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith e ka ndaluar faljen e namazit kur shtrohet ushqimi, tek i cili shpirti i namazliut anon dhe zemra e tij është e lidhur me të. Gjithashtu, e ndaloi të falet namazi nën presionin e nevojave fiziologjike: nevojës së vogël dhe të madhe, për shkak se mendja e tij angazhohet për ta larguar këtë presion.

  • Namazliu duhet të largojë çdo gjë që e shpërqendron atë nga namazi i tij, para se ta fillojë atë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?