Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 648

Gabimet e namazlinjve
648 Sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ i paralajmëroi ata që i ngrenë sytë kah qielli gjatë namazit, qoftë gjatë lutjes apo në raste të tjera. Qortimi i tij u bë edhe më i ashpër dhe ai ﷺ i kërcënoi se shikimi i tyre mund t’u merret me shpejtësi, deri në atë pikë sa të mos e kuptojnë fare, derisa ta kenë humbur dhuntinë e të parit.

  • Metoda e përsosur e Profetit ﷺ në thirrjen islame dhe sqarimin e së vërtetës, pasi ai nuk e zbuloi personin që kishte gabuar, sepse qëllimi ishte sqarimi i së vërtetës, gjë që ishte arritur, gjithashtu, ai e mbuloi atë që kishte gabuar dhe kështu e bëri mesazhin më të pranueshëm.
  • Ndalim i prerë dhe paralajmërim i ashpër për ata që i ngrenë sytë kah qielli gjatë namazit.
  • Në librin "Aun el Mabud" është thënë: "Arsyeja e kësaj është se ngritja e syve kah qielli e largon njeriun nga drejtimi i duhur i Kiblës, duke e shpërqendruar prej saj dhe prej qëndrimit të saktë në namaz."
  • Ngritja e syve bie ndesh me përulësinë në namaz.
  • Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit dhe se ai që falet duhet të tregojë nderim të plotë dhe edukatë të duhur ndaj Allahut të Lartësuar.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?