Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 89

Teuhidi uluhije
89 Sahih

Ebu Beshir Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ishte me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një udhëtim, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një lajmëtar: “Të mos mbetet pa u këputur asnjë qafore teli, - ose ka thënë vetëm: qafore, - në qafat e deveve.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ ishte në një udhëtim dhe njerëzit ishin në vendin ku flinin natën në kampet dhe çadrat e tyre. Kështu, dërgoi dikë te njerëzit duke i urdhëruar t'i këpusin qaforet që vareshin në qafat e deveve, qofshin prej teli ose prej diçkaje tjetër, bie fjala, zilja e këpucët, për faktin se ua vendosnin për t'i ruajtur nga mësyshi, andaj u urdhëruan t'i këpusnin, për shkak se ato nuk u largojnë asgjë atyre dhe se dobia e dëmi janë vetëm në dorën e Allahut, i Cili nuk ka ortak.

  • Është haram të vendosen telat dhe qaforet (kinse) për të përfituar ndonjë dobi ose për të penguar ndonjë dëm, sepse kjo është prej shirkut.
  • Lidhja e një qaforeje përveç asaj prej teli, nëse është për zbukurim, për ta drejtuar kafshën ose për ta lidhur me të, nuk ka asgjë të keqe.
  • Është obligim të ndryshohet e keqja sipas mundësisë.
  • Është obligim që zemra të lidhet vetëm me Allahun, i Cili nuk ka ortak.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?