Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri i frikësuar tek ajo duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). I thashë: "O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?" - “Po, nëse përhapet paturpësia”, - u përgjigj ai.
Enciklopedia e Haditheve · Shenjat e Kiametit
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje."
Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe; me krenarinë e krenarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e nënçmon kufrin (mosbesimin)." Temim Dariu thoshte: "Këtë e vura re te familjarët e mi. Ata që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, u nënçmuan, poshtëruan dhe paguan xhizjen (taksën vjetore)."