Enciklopedia e Haditheve · Udhëzimi i Pejgamberit ﷺ gjatë dhikrit

438 Sahih

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”

Gabim?
439 Sahih

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej kështu: “Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”

Gabim?
440 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”

Gabim?
441 Sahih

Nga Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një beduin erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'Më mëso disa fjalë që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.' Beduini tha: 'Këto fjalë janë për Zotin tim, po për mua çfarë ka?' Pejgamberi i tha: 'Thuaj: O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!'"

Gabim?