Enciklopedia e Haditheve · Vakëfi

247 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, i ndërpriten (shpërblimet për) veprat, përveç tri veprave: lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës kanë dobi (njerëzit) dhe fëmijës së mirë që lutet për të.”

Gabim?
248 حسن بمجموع طرقه

Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."

Gabim?