248
حسن بمجموع طرقه
Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."
رواه أبو داود والنسائي وابن ماجه
Shpjegimi dhe mësimet
Nëna e Sad ibn Ubades (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vdiq, kështu që ai e pyeti Profetin ﷺ për llojin më të mirë të sadakasë për ta dhënë në emër të nënës së tij, e Profeti ﷺ i tha: "Sadakaja më e mirë është uji, prandaj hapi një pus dhe e la si sadaka për nënën e tij."
- Sqarimi se uji është prej llojeve më të mira të sadakasë.
- Profeti ﷺ e udhëzoi Sadin të japë ujë sadaka, sepse është më i dobishëm për çështjet fetare e të kësaj bote dhe për shkak të nxehtësisë së madhe, nevojës dhe mungesës së ujit.
- Ky hadith është argument se shpërblimet e sadakave u arrijnë të vdekurve.
- Respekti dhe bamirësia që Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi me nënën e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Burimi: HadeethEnc.com