Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
Enciklopedia e Haditheve · Vlera e haxhit dhe umres
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit."