Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 700

Vlera e haxhit dhe umres
700 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që e kryen haxhillëkun për hir të Allahut të Lartësuar dhe nuk bën (ar.) rafeth, respektivisht nuk bën marrëdhënie intime e as gjërat që i nxisin ato, si: puthja dhe prekja (me epsh), gjithashtu kjo fjalë (ar. rafeth) nënkupton fjalët e turpshme, si dhe nuk bën (ar.) fusuk, që nënkupton se nuk bën mëkate e vepra të këqija, ndërkohë (ar. fusuk) është edhe veprimi i gjërave të ndaluara gjatë ihramit, kështu që i tilli kthehet me mëkate të falura, ashtu siç lind fëmija i pastër nga mëkatet.

  • Shkelja e dispozitave fetare (ar. fusuk) është e ndaluar në çdo moment dhe gjendje, mirëpo gjatë kryerjes së haxhillëkut është më e ndaluar, si respekt për ritualet e haxhillëkut.
  • Njeriu lind pa mëkate, i liruar nga ato dhe nuk e mbart mëkatin e të tjerëve.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?