Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 701

Vlera e haxhit dhe umres
701 Sahih

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e konsideronin xhihadin në rrugë të Allahut dhe luftimin e armiqve prej veprave më të mira, prandaj Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ nëse mund të luftonin edhe ato. Kështu, Profeti ﷺ i udhëzoi ato se xhihadi më i mirë për to është haxhi i pranuar, që bëhet sipas udhëzimeve kuranore dhe profetike, i cili është i pastër nga mëkatet dhe syfaqësia.

  • Xhihadi për burrat është prej veprave më të mira.
  • Sa u përket femrave, haxhi për to është më i mirë sesa xhihadi dhe është prej veprave më të mira për to.
  • Vlerat e veprave dallojnë nga njëra-tjera në varësi se kush i vepron.
  • Haxhi u quajt xhihad sepse është xhihad (përpjekje - mundim) ndaj vetes - shpirtit, për të cilin shpenzohet pasuria dhe energjia fizike. Pra, është adhurim fizik dhe ekonomik, sikurse xhihadi në rrugë të Allahut.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?