Enciklopedia e Haditheve · Vlera e kushtimit rëndësi Kuranit

11 Sahih

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”

Gabim?
12 Sahih

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve."

Gabim?
13 Sahih

Nga Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël. Shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin është si shembulli i borzilokut, i cili ka aromë të mirë, por shijen e ka të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër, i cili nuk ka aromë, por dhe shijen e ka të hidhur.”

Gabim?
14 Hasen

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”

Gabim?
15 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime."

Gabim?
16 Hasen

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”

Gabim?