Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 16

Vlera e kushtimit rëndësi Kuranit
16 Hasen

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se lexuesit të Kuranit, i cili e jetëson atë e në vazhdimësi e lexon dhe e mëson përmendsh, kur të hyjë në Xhenet, do t'i thuhet: "Lexoje Kuranin dhe ngrihu përmes kësaj në shkallët e Xhenetit, si dhe lexoje drejt e bukur, ashtu siç e ke lexuar në dynja me kujdes dhe me qetësi, se vendi yt është në ajetin e fundit që lexon."

  • Shpërblimi, sa i përket sasisë dhe cilësisë, është në varësi të veprave.
  • Inkurajimi për të lexuar Kuran, për ta perfeksionuar, për ta mësuar përmendsh, për ta medituar dhe për të vepruar sipas tij.
  • Xheneti ka shumë shkallë e grada dhe shkallët më të larta do t'i arrijë lexuesi i Kuranit.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?